Telegrafi

Pas mbarimit të BB VIP, Antonela Berisha hedh ‘kunja’ në drejtim të ish-banorëve: Pres të shoh diku në horizont miqësitë e krijuara brenda

Antonela Berisha (Foto: Instagram)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha, gjithashtu ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ajo ishte pjesë e shtëpisë së madhe për një kohë të shkurtër, ndërkohë që bëri bujë të madhe me debatet, veprimet e po ashtu edhe për deklaratat rreth banorëve të tjerë.

E njëjta së fundmi ka bërë një postim në InstaStory, me anë të të cilit ka ironizuar konkurrentët e BB VIP të cilët po shfaqen bashkë jashtë këtij programi.

Antonela Berisha (Foto: Instagram)

“Unë që ndjehem si Alfred Cako i Big Brother ndërkohë që pres të shoh diku në horizont miqësitë e krijuara brenda BB”, ka thënë Berisha.

Lexo po ashtu Beniada Nishani: Big Brother VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar

Ndërkohë, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër për të treguar saktësisht se për kë ishte fjala.

Antonela përndryshe brenda shtëpisë ishte përfshirë në një debat të madh me këngëtaren Big Mama, madje e detyroi këtë të fundit edhe të largohej nga BBV.

Berisha fillimisht u bë e njohur për audiencën shqiptare me pjesëmarrjen në emisionin e dashurisë, “Përputhen”. /Telegrafi/