Telegrafi

Pas martesës, Joe Jonas dhe Sophie Turner nisin muajin e mjaltit në Maldive

Joe Jonas dhe Sophie Turner (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ditë më parë çifti i famshëm botëror, Joe Jonas dhe partnerja e tij, Sophie Turner kanë mbajtur ceremoninë e dytë të martesës në Francë.

Anëtari i “Jonas Brothers” dhe ylli i “Game of Thrones”, në rrjetet sociale kishin sjell disa imazhe me ç’rast e konfirmuan edhe martesën e tyre.

Ndërkaq, ata tashmë kanë njoftuar fansat se pas martesës kanë zgjedhur që të pushojnë në ishujt luksozë, Maldive.

Jonas në rrjetin social, Instagram, ka publikuar një video teksa tregon se është duke kaluar momente mjaft të mira në praninë e bashkëshortes.

Lexo po ashtu Joe Jonas dhe Sophie Turner publikojnë pamje nga martesa e dytë në Francë

“E kam gjetur lumturinë”, ka shkruar ai.

Përndryshe, dyshja janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa Sophie është bërë më e famshme si pjesë e hit serialit televiziv “Game of Thrones”, i cili ka përfunduar këtë vit. /Telegrafi/