Këngëtari Blero dhe bukuroshja Afrona dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar.
Çifti organizuan dasmën në një resort luksoz në Shëngjin me plot familjarë, miq e të ftuar VIP.
Blero dhe Afrona gjatë gjithë këtyre javëve kanë ndarë vazhdimisht me fansat në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga dasma.
Së fundmi, ka qenë këngëtari ai i cili ka vendosur të publikojë një fotografi me vjehrrin e tij në InstaStory.
Teksa ka pozuar me babanë e Afronës, Blero shkruan në mbishkrimin e fotografisë se në këmbim të besimit që i dha të bijën, ai nuk do ta zhgënjejë kurrë.
“Njeriu i cili ma besoi çikën e vet. Të premtoj se nuk do të zhgënjej kurrë Nexhi”, kanë qenë fjalët e Bleros në InstaStory. /Telegrafi/