Ukraina dhe Moldavia janë pranuar si kandidate për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian të enjten, një lëvizje që do të rrisë moralin e vendit pas betejave të shumta me trupat ruse.
Kjo është bërë e ditur pasi udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel teksa kanë diskutuar rreth kandidaturës së Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se e përgëzon vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant 🇺🇦 a candidate status. It’s a unique and historical moment in 🇺🇦-🇪🇺 relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 23, 2022
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, duke njoftuar vendimin, ai tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë”.
Tweeti i tij, i shoqëruar nga një video e shkurtër me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thoshte se “sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen”.
Ndërkohë Gjeorgjisë i është aprovuar perspektiva evropiane, të rekomanduar nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/
Ukraine will prevail. Europe will prevail.
Today marks the beginning of a long journey that we will walk together.
The Ukrainian people belong to the European family. Ukraine’s future is with the EU.
We stand together for peace.
My message with @JosepBorrellF pic.twitter.com/4VoFxBFikZ
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 23, 2022