Disa pamje të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë realitetin e egër të luftës së llogoreve që shpërtheu në Ukrainë ndërsa forcat e Kievit sulmojnë një pikë ruse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pesë ushtarë angazhohen në luftime të afërta ndërsa kapin një rob lufte përpara se t’i ofrojnë një cigare dhe ndihmë – duke e parë atë si një ‘fond këmbimi’ për kthimin e personelit të tyre.
Skena të kujton luftërat botërore, ndërsa forcat e Vladimir Putinit që po përpiqen të avancojnë në rajonin lindor të Donbasit.
Në pamje, thuhet se trupat ukrainase me Brigadën e 24-të të Veçantë të Mekanizuar përdorin pushkë sulmi, një automatik dhe granata dore ndërsa përpiqen të nxjerrin jashtë ushtarët rusë të fshehur disa metra larg në “tunele të fortifikuara”.
Në një moment ata gjenden nën zjarr përpara se të qëllojnë dhe hedhin eksploziv në gropë, një nga disa pozicionet e armikut në fshatin Bohdanivka, i cili shtrihet pranë qytetit me vlerë strategjike të vijës së frontit të Chasiv Yar në Donetsk.
Teksa fillojnë të shtënat , njëri nga ukrainasit bërtet “a po dilni apo jo?”.
Këmbësori rus ngjitet duke thënë: “Duart e mia janë në ajër!”.
I burgosuri më pas pyetet nga robëruesi i tij ukrainas nëse dëshiron cigare dhe i thotë: “Thjesht mos u bëj budalla, ok, ose do të shtrihesh i vdekur pranë shokëve”.
Një përfaqësues i brigadës që foli me Metro.co.uk bëri një kontrast me trajtimin rus të të burgosurve të luftës ukrainas, i cili ka përfshirë tregime të detajuara të torturave, ekzekutimeve arbitrare dhe mohimit të komunikimit me familjet.
Kujtojmë një rast kur në mars të vitit 2023, u shfaq një video që tregonte ushtarin ukrainas Oleksandr Matsievskyi duke pirë një cigare në një llogore dhe duke thënë “Slava Ukraini”, që përkthehet si “Lavdi Ukrainës”, përpara se trupat e dyshuar ruse ta qëllonin për vdekje. /Telegrafi/