E plotësuar: Presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar takimin me Grupin parlamentar “6 Plus”.
Pas përfundimit të këtij takimi, Thaçi ka nisur takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këto takime po mbahen me qëllim të konsultimit me partitë politike për situatën pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Pas Listës Serbe dhe Limajt, Thaçi nis takimin me grupin parlamentar “6 Plus”
E plotësuar: Presidenti i vendit ka vazhduar edhe sot konsultimet me partitë politike pas rrëzimit të Qeverisë.
Thaçi sot ka nisur takimet fillimisht me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku pastaj ka vazhduar takimin me kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj.
Pas këtyre dy takimeve, Thaçi tashmë ka nisur takimin me Grupin Parlamentar “6 Plus”
Presidenti Thaçi para këtyre tri takimeve ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ndryshe, kjo është dita e dytë e takimeve të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike. /Telegrafi/