Telegrafi

Pas lëndimit të Umtitit dhe Vermaelenit, Barca kërkon shërbimet e Dejan Lovrenit

LIVERPOOL, ENGLAND - SEPTEMBER 18: Dejan Lovren of Liverpool looks on prior to the Group C match of the UEFA Champions League between Liverpool and Paris Saint-Germain at Anfield on September 18, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren është në radarin e skuadrës së Barcelonës.

Kjo e fundit ka humbur shërbimet e mbrojtësit të Francës, Samuel Umtiti, deri në fillim të vitit të ri.

Gjithashtu edhe Thomas Vermaelen do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë javë pasi ka vuajtur një tendosje të kofshës me kombëtaren e Belgjikës.

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo thotë se kroati është në listën e ngushtë të lojtarëve që mund të transferohen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kroati ka bërë vetëm dy paraqitje deri më tani në sezonin e ri të Ligës Premier dhe po konsiderohet si lojtar i bankës rezervë.

Lexo po ashtu Bartomeu: Umtiti dhe Vermaelen janë të lënduar, do të kërkojmë mbrojtës në janar

Trajneri Jurgen Klopp po preferon më shumë që në qendër të mbrojtjes të luajnë si partner Joe Gomez Virgil van Dijk.

Ndryshe, Barca po kërkon edhe shërbimet e Roberto Firminos për ta zëvendësuar gjatë vitit të ardhshëm Luis Suarezin. /Telegrafi/