Telegrafi

Pas LDK-së edhe PDK e AAK lëshuan seancën, por u rikthyen kur erdhi Kurti – Tahiri: Shkarkoni bordin e KEK-ut dhe kryeshefin e saj

Pas deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, në momentin që kryeministri i vendit erdhi në seancë dhe mbajti një fjalim para deputetëve të mbetur në Kuvend, Abelard Tahiri nga PDK dhe Arben Gashi i LDK-së u kthyen në seancë.

Tahiri kërkoi nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të shkarkoj menjëherë bordin e KEK-ut dhe kryeshefin e saj.

Lexo po ashtu Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë

“Ne e lëshuam sallën para se të vini ju, pasi kërkuam një debat parlamentar me ministren. Kërkojmë nga ju si kryeministër ta mblidhni qeverinë dhe ta shkarkoni bordin e KEK-ut dhe të kryeshefit të KEK-ut që po mbahet në burg. Kërkojmë menjëherë ta shkarkoni kryeshefin e KEK-ut”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Deputetët e AAK-së /Foto: Ridvan Slivova/
Deputetët e PDK-së /Foto: Ridvan Slivova/