Telegrafi

Pas largimit të Moratas, Reali me gjithë forcat drejt De Geas

Emri i David De Geas vazhdon të lidhet me Real Madridin.

Kalimi i Alvaro Moratas te Manchester Unitedi do i hap një pistë të re Real Madridit.

E gjitha kjo pasi Los Blancos mendojnë se pas shitjes së spanjollit në Old Trafford, të fillojnë negociatat për De Gean.

Sipas Don Balon, Reali dëshiron të përfitojë nga marrëdhëniet e mira të ndërtuara me klubin anglez dhe në këtë mënyre t’i sjellë Zinedine Zidanes një portier klasi.

Çmimi i De Geas është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/