Site icon Telegrafi

Pas largimit nga Los Angeles, Johnny Depp zhvendoset për të jetuar në Londër

Johnny Depp

Johnny Depp thuhet se tani është zhvendosur në Londër, por ende nuk ka blerë një apartament.

Aktori i “Pirates of the Caribbean”, i cili kishte qëndruar me të ndjerin Jeff Beck në Sussex para vdekjes së tij, thuhet se po endej mes hoteleve dhe po qëndronte te disa miq.

Sipas Sunday Times, ai u transferua në Londër pasi Beck vdiq dhe është gati për të nisur një jetë të re.

Johnny Depp (Foto: Shutterstock)

“Gjërat në Los Angeles dhe New York janë të lodhshme. Sado që Londra dhe Parisi janë qytete të zëshme, Johnny ndjen se mund të pushojë dhe të merret me fushën e tij”, tha një burim.

“Ai e ka dashur gjithmonë Evropën dhe njerëzit e duan atje. Ai ndihet shumë si në shtëpinë e tij atje dhe i pëlqen ai stil i jetesës”.

Johnny Depp (Foto: AFP)

Ndërkohë, këtë verë ai është me grupin e tij “The Hollywood Vampires”, ku përfshihet edhe legjenda e rokut, Alice Cooper, teksa do të nisin një turne.

Lexo po ashtu “Detaje tronditëse, përplasje e kërcënime me vdekje” - Gjyqi i Johnny Depp ndaj Amber Heard që bëri bujë të madhe në 2022

Gara evropiane do të përfshijë data në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me shfaqje si: Birmingham, Londër dhe Scarborough.

Johnny Depp (Foto: TMZ)

Ylli i famshëm vitin e kaluar ka qenë në vëmendje për shkak të gjyqit me aktoren Amber Heard.

Ai fitoi betejën kundrejt ish-partneres për shkak të një shkrimi që kishte bërë në vitin 2018 në Washington Post. /Telegrafi/

Johnny Depp (Foto: Getty Images)
Exit mobile version