Site icon Telegrafi

Pas largimit nga BBVA, Olta Gixhari bën postimin e veçantë përkrah të birit: E gjitha bota ime në një foto

Aktorja e njohur, Olta Gixhari ishte padyshim një prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, pas tre muajsh si pjesë e këtij rrugëtimi, Olta të shtunën që lamë pas vendosi që të heq dorë dhe të largohet përfundimisht nga shtëpia e famshme.

Kur kanë kaluar disa ditë pas këtij vendimi, kohë e saj tashmë aktorja po ia dedikon djalit të saj, Amarit, i cili ishte një prej arsyeve kryesore pse ajo tha që po tërhiqej nga gara.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Sonte (e martë) Olta ka bërë postimin e parë në llogarinë e saj në Instagrami ku shihet pranë të birit ndërsa i bëri edhe një dedikimi të veçantë.

Aktorja sipër postimit ka falënderuar edhe të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Olta Gixhari

“Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja!”, ka shkruar Olta në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, pas largimit të Oltës në BBVA ia rikthyer edhe katër ish-banorë të tjerë Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi vetëm njëri nga ta mund të arrijë në finalja.

Kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version