Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi është rikthyer në studion e spektaklit të Big Brother VIP, pas largimit nga gara ditën e enjte.
Fifi ka diskutuar në studio me prezantuesen, Arbana Osmani për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme.
Ndër tjera, këngëtarja tha se kjo ishte një prej eksperiencave të saj më të vështira në jetë, ndërsa nuk hezitoi të përballet edhe mes disa prej banorëve, të cilët kishin dyshuar se veprimet e saj emocionale brenda shtëpisë ishin për lojë.
“Ka qenë një prej eksperiencave më të vështira në jetë, për largimin tim janë mërzitur vetëm 3-4 persona, të tjerët janë gëzuar sepse ka ikur njëra prej konkurrenteve më të forta, unë mendoi se isha dhe jam një prej konkurrenteve më të forta aty”, ka thënë Fifi.
“Unë nuk jam e sëmurë mendore, nuk kam nevojë për shërim, nuk ka nevojë për psikiatër, as për ilaçe, kam nevojë për njerëz pozitiv, dhe ishte energjia negative që mbizotëronte aty brenda, në asnjë moment nuk kam dashur t’i bëjë keq askujt aty brenda, Fifi ka pas nevojë për dashuri dhe përqafim, faleminderit”, iu është drejtuar këngëtarja banorëve me ironi.
Ndërkohë, kujtojmë që sonte pritet eliminimi i njërës prej banoreve të nominuara, Einxhel Shkira dhe Semi Jaupaj. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.