Pas lajmit se gjiganti amerikan McDonald’s do të pezullojë biznesin në Rusi si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, shumë qytetarë të Rusisë janë parë duke pritur në radhë para lokaleve të McDonald’s, për të shijuar për herë të “fundit” specialitetin e tyre të preferuar.
Fotografia e publikuar më poshtë shfaq kolonat e gjata të rusëve, duke pritur që të marrin ushqimet që i kanë porositur para se McDonald’s të mbyll lokalet e saj në Rusi në një afat të pacaktuar, transmeton Telegrafi.
E nuk është vetëm McDonald’s që ka pezulluar biznesin e saj në Rusi, janë edhe shumë kompani tjera si Coca Cola, Pepsi e Starbucks.
Pra mbetet të shihet nëse rusët do të presin në radhë edhe para dyqaneve të këtyre kompanive, për të shijuar për herë të fundit pijet e tyre të preferuara. /Telegrafi/