Telegrafi

Pas lajmit se me Luizin po bëhen prindër, Kiara: Mezi kemi pritur të ndajmë me ju, do të bëhemi tre

Foto: Screenshot/YouTube

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se po bëhen prindër për herë të parë.

Ka qenë artisti shkodran që ka realizuar një këngë të re “Frymë”, përmes së cilit zbuloi çdo detaj e deri te gjinia e foshnjës.

Çifti i famshëm tashmë do të mirëpresin një vajzë, gjersa kanë realizuar edhe një ‘Baby Shower’.

Foto: Screenshot/YouTube

Një reagim në lidhje me këtë u bë edhe nga Kiara, e cila tha se mezi ka pritur të ndajë lajmin me të gjithë.

Lexo po ashtu Nga lajmi se do të bëhet baba e deri te gjinia e foshnjës - Luiz Ejlli i përmbledh të gjitha në këngën e re “Frymë”

“Ne kur e mësuam lajmin na la pa frymë dhe mezi kemi pritur të ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë tonë, që mezi presim ti shohim sytë dhe ti prekim duart”, u shpreh ajo.

Në postim më tej thuhet: “Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë tonë të bukur dhe të dashurisë. Do të bëhemi tre”.

Ata nisën lidhjen në Big Brother VIP Albania 2, ku Luizi u shpall edhe fitues. /Telegrafi/