Sergio Ramos ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin – bën të ditur El Chingrito TV.
I njëjti medium raportoi gjatë të martës se Juventusi ishte duke përgatitur ofertë për qendërmbrojtësin spanjoll, për ta angazhuar nga sezoni ardhshëm.
34-vjeçari ka kontratë me Los Blancos vetëm edhe këtë sezon, ndërsa nuk kanë qenë duke u zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës së tij.
Sidoqoftë, vet Ramos dëshiron ta vazhdojë karrierën me Mbretërit, ndërsa këtë e dëshiron edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili nuk e ka në plan ta lejojë largimin e tij.
Sipas njoftimit, futbollisti spanjoll do ta nënshkruajë kontratën e re në ditët në vijim me klubin, në të cilin luan që nga viti 2005.
Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në histori, ndërsa gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Ramos e ka fituar dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kupën e Botës me Spanjës, ndërsa me Real Madridin e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, pesë herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit. /Telegrafi/