Site icon Telegrafi

Pas lajmeve të rrejshme për të, Don Xhoni fotografohet në studio muzikore

Don Xhoni Foto: Instagram/don_xhoni

Vetëm dy ditë më parë është raportuar se Don Xhoni dhe Finem kanë pasur përleshje fizike, gjë të rezultoi të jetë e pavërtetë.

Që të dy në rrjete sociale demantuan lajmet, duke theksuar se nuk qëndron asnjëra prej aludimeve që qarkulluan.

Sidoqoftë kësaj, ani pse shkrimet për reperin nga Drenica nuk kanë të ndalur, të njëjtën po e bën edhe ai, por në studio muzikore.

Në një postim në Instagram, Don ka bërë të ditur se është duke punuar në një studio muzikore për të realizuar këngë të reja.

Pamje nga studioja ka ofruar edhe producenti Mixey, me të cilin është duke punuar për disa projekte të fundit.

“Kokaina” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që ka numëruar miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version