Telegrafi

Pas kthimit të Kurtit nga Gjermania, pritet takimi i ri me Mustafën

Takimi i radhës mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të ndodh brenda kësaj jave.

Burime të Telegrafit brenda dy partive kanë thënë që një takim i tillë mund të ndodh brenda kësaj jave për të vazhduar bisedimet aty ku kanë mbetur dhe për të krijuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Ky takim pritet të ndodh pasi që Kurti është kthyer nga Gjermania, ku ka pasur takime me zyrtarë të ndryshëm gjerman.

Kujtojmë se takimi i fundit është mbajtur në fillim të javës së kaluar, por ka mbetur pa marrëveshje pasi palët nuk u dakorduan rreth postit të presidentit. Zyrtarët e LVV dhe LDK-së kanë thënë se janë pajtuar mbi 90 % për programin si dhe zvogëlimin në 12 ministri, por që ka mbetur vetëm ndarje  e posteve ministrore.

Lexo po ashtu Regjistrohen deputetët e LDK-së, Avdyli thotë se Kuvendi fillon punën edhe dy javë

Bashkimi Evropian dhe Ambasada amerikane në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijimin e Qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lexo po ashtu Ambasadori amerikan Kosnett për Telegrafin: Populli votoi për partitë që thanë se do të luftojnë korrupsionin, Qeveria të formohet sa më shpejt

Tashmë edhe deputetët kanë filluar regjistrimin në Kuvendin e Kosovës dhe pritet caktimin i seancës konstitutive të legjislaturës së VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/