Këngëtarja e njohur, Enca ka qëndruar prej ditësh për pushime në Dubai.
Nga atje ajo bëri postime të shumta, duke treguar se po e shijon pafund kohën e kaluar në vendin arab.
Madje Enca u komentua vazhdimisht edhe për imazhet atraktive në bikini, e që nuk lini shumë vend për imagjinatë.
Këngëtarja ndër tjera atje festoi edhe ditëlindjen e 26-të, në një aheng luksoz ku nuk munguan dhurata dhe befasitë e shumta.
Ndërkohë, me tu rikthyer në Shqipëri, një tjetër befasi e prit këngëtaren edhe brenda shtëpisë së saj.
Në fotografitë që ka ndarë sot me fansat në Instagram, Enca shihet në një ambient të rrethuar me trëndafila të kuq që formonin emrin e saj dhe një lodër (ari) që mbante në duar.
“Surpriza më e bukur që mund të gjeja për kthimin tim në shtëpi. Pafundësisht trëndafila, arush gjigand dhe dashuri”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e imazheve.
Ndërsa, sa i përket karrierës së saj artistike, kënga e fundit e Encës është “Suavele” që u publikua në korrik të këtij viti. /Telegrafi/