Telegrafi

Pas koncertit të përbashkët në Mumbai, Dua pozon me Katy Perryn dhe i thur lëvdata

(Foto: Instagram/dualipa/pixielevinson)

Dua Lipa ka vazhduar me oraret e ngjeshura të koncerteve në Azi, ndërsa së fundmi ka qëndruar në Mumbai (i njohur më herët si Bombei).

Atje ka mbajtur një koncert madhështor para fansave të shumtë, të cilët ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër yllin shqiptar me famë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Dua Lipa mban koncert madhështor në Dubai, falënderon fansat për mikpritjen që ia bënë në vizitën e saj të parë atje

“Një koncert jashtëzakonisht i djersitur. Mumbai, ju padyshim se e sollët nxehtësinë. Jam kënaqur duke interpretuar për ju krahas Katy Perryt, e cila më ka dhënë entuziazëm teksa qëndroja para skenës gjatë performancës së saj, pasi më ktheu prapa në moshën 15 vjeçare kur e përcolla koncertin e parë të Katy Perryt!”.

“Akoma e njëjta! Dashuri”, ka shkruar dua në përshkrimin e disa fotografive të publikuara nga koncerti.

Natyrisht që nuk kanë munguar edhe pozat e përbashkëta me këngëtaren e famshme amerikane. /Telegrafi/