Telegrafi

Pas Kessie, Milani vihet pas Contit me të gjitha forcat

Milani thuhet se ka siguruar mesfushorin e Atalantas, Franck Kessie dhe tani është kthyer nga shoku i tij i skuadrës, anësorin e mbrojtjes Andrea Conti.

Rossonerët po lëvizin shpejt për të kompletuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm dhe Mateo Musacchio tashmë ka pasur një test mjekësor përpara kalimit të tij nga Villarreali.

Lexo po ashtu Milani i prinë garës për Contin

Kessie gjithashtu pritet të nënshkruajë menjëherë, dhe Gazzetta dello Sport beson se ka pasur një takim dje për të konfirmuar zyrtarisht transferimi përpara testeve mjekësore.

Përveç kësaj, gjiganti italian shfrytëzoi mundësinë për të diskutuar edhe për si anësorin Papu Gomez dhe mbrojtësin Conti, përcjell Telegrafi.

Gomez është i admiruar nga klubi dhe nga Vincenzo Montella, por nuk mendohet të jetë një nënshkrim me prioritet.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i sezonit në pesë ligat evropiane, Messi pjesë e tij – CR7 mungon (Foto)

Mbrojtja nga ana tjetër mund të jetë një objektiv prioritar dhe agjenti i tij Mario Giuffredi tha për PianetaMilan se “vetëm një i çmendur do të refuzonte Milanin”.

Mendohet se mbrojtësi do të kushtonte rreth 20 milionë euro, por trajneri Gian Piero Gasperini ka qenë i qartë se nuk dëshiron që Conti të shitet. /Telegrafi/