Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe Erjona Gjikolli kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre përmes rrjeteve sociale.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:42, në Zonën Industriale.
Tutje në raport të Policisë së Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar.
Dy ankuese femra kosovare, gazetare të një mediumi kanë informuar se, përmes rrjetit social kanë pranuar mesazhe kërcënuese. Rasti është duke u hetuar.
Ndryshe, për këtë reaguan edhe nga AGK-ja, ku sipas tyre gazetaret janë kërcënuar pas një hulumtimi të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira. /Telegrafi/