Fansat e Kim Kardashian dhe të Kanye West i kanë vënë sytë te çifti që kur janë shfaqur problemet e tyre në martesë e së fundmi edhe në divorc.
Derisa Kim dhe Kanye janë akoma duke diskutuar për martesën e tyre, njerëzit kanë filluar të hamendësojnë në personin që do të fillojë takimet ylli i “Keeping Up With The Kardashians” pas divorcit.
Thashethemet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë dhe të njëjtit theksuan se ajo do të takohet me komentatorin 52 vjeçar të CNN, Van Jones.
Shumë prej tyre ndanë imazhe të Jones dhe Kardashian në Samitin e Reformës në Drejtësinë Penale në vitin 2018, të organizuar së bashku nga Variety dhe Rolling Stone. Kjo shfaqje u përqendrua në reformat e sistemit të burgjeve në ShBA.
Më poshtë ua sjellim reagimet që janë bërë në Twitter:
“Kim Kardashian ka filluar të takohet me Van Jones. A jam duke e dëgjuar këtë mirë?”.
https://twitter.com/SamanthaVouPam/status/1347077933731622912
“Bëni pauzë në politikë. Van Jones & Kim Kardashian? Kanye West & Jeffree Star? Çfarë po ndodhë?”.
ok .. pause on the politics. Van Jones & Kim Kardashian??? Kanye West & Jeffree Star??? what is going on? 😂😂😂😂😂😂😂😂😂
— certifiedcee! (@Vibeewithcee) January 7, 2021
“Kur dëgjova që Kim është duke u takuar me Van Jones edhe pse lajmi për divorc sapo është përhapur, truri im është duke u rrotulluar”.
Hearing that Kim Kardashian is *allegedly* dating Van Jones even though news of her alleged divorce just broke has my brain in circles. pic.twitter.com/0pEk8B97kZ
— Court. (@herroyalcourtt) January 6, 2021
Për divorcin u tha se Kim ka angazhuar Laura Wasser, e cila njihet si avokate amerikane e specializuar në divorc. /Telegrafi/