Telegrafi

Pas Kantes, Chelsea e gatshme të transferon një tjetër lojtar nga Leicesteri

Pas nënshkrimit të N’Golo Kantes, Chelsea është duke shikuar të gjithë mundësitë për të nënshkruar edhe me yllin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Sipas Daily Express, Blutë kanë filluar të mendojnë seriozisht për anësorin algjerian, e gjitha kjo pasi ky i fundit ka refuzuar rinovimin e kontratës me ‘Dhelprat’.

Por, Chelsea nuk është e vetme në këtë garë, për Mahrez kanë shfaqur interesim edhe Arsenali e Barcelona.

Çmimi i 25 vjeçarit është rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/