Telegrafi

Pas Iris-T dhe Gepardit, Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2

Parlamenti gjerman ka konfirmuar se SHBA-të do të mbështetin vendimin e Bundestagut, sa i përket dërgimit të tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Ishte raportuar se Gjermania mund t’i dërgojë 80 tanke në Ukrainë, që janë prodhuar në fabrikën Rheinmetall and Krauss-Maffie, transmeton Telegrafi.

Madje parlamenti gjerman ishte zotuar se këtë mund ta bëjë shumë shpejt, e tani me mbështetjen amerikane kjo gjë duket se tashmë është punë e kryer.

Kujtojmë që Gjermania i ka dërguar së fundmi Ukrainës sistemin e avancuar raketor Iris-T, si dhe mjetet e blinduara Gepard që janë të specializuara në rrëzimin e aeroplanëve dhe dronëve.

Megjithatë mbështetja gjermane për Ukrainën në fillim të luftës ishte paksa më e zbehtë, për faktin se e tëra Evropa kishte frikë se një veprim i tillë vetëm sa do ta zgjeronte luftën jashtë kufijve të Ukrainës. /Telegrafi/