Site icon Telegrafi

Pas intervenimit të Raiolas, Juventusi thuhet se ka mposhtur Unitedin për Haalandin

Manchester United thuhet se ka humbur garën për Erling Haaland – pas intervenimit të agjentit Mino Raiola.

Agjenti italian është duke punuar që talenti norvegjez të kalojë në radhët e Zonjës së Vjetër qysh në afatin kalimtar të janarit.

Anëtari i Red Bull Salzburgut pritet të largohet në muajin e ardhshëm në drejtim të torinezëve për vlerën e 30 milionë eurove.

Lexo po ashtu Mediat në Itali raportojnë se Haaland ka zgjedhur Juventusin

Haaland është duke shkëlqyer në këtë sezon te skuadra austriake, por vëmendje më të madhe ka marrë me tetë golat e shënuara në Ligën e Kampionëve.

Tuttosport raporton se Juventusi është favorit për ta transferuar norvegjezin, e që do t’i ofrojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version