Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ditë më parë shokoi fansat e saj kur vendosi që të fshijë të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në këtë rrjet social, ku ajo tashmë ndiqet nga jo më pak se 35 milionë fansa, llogaria e saj është komplet e zbrazët.
E duket se njëlloj, Lipa ka vendosur të veprojë edhe me llogarinë e saj në Twitter, ku ajo numëron aktualisht mbi 3.49 milionë ndjekës.
Po të shohësh me vëmendje në Twitterin e këngëtares, vëren se të gjitha statuset e bëra më parëm, nuk janë më aty!
E gjitha kjo mendohet se ka të bëjë me albumin e dytë të këngëtares, i cili pritet të dalë në treg këtë vit.
Dua bëri të ditur se albumi i saj i ri do të jetë një “epokë e re” në karrierën e saj, ndaj dhe mesa duket epoka e re për të ka filluar që nga postimet e reja që ajo tani e tutje do të bëjë në rrjetet sociale.
Të vetmet gjurmë të artistes Lipa mbeten vetëm ato të publikuara në Facebook – pasi llogaria e saj në këtë rrjet social nuk është prekur, duke e mbetur e njëjta me postime, ashtu siç ka qenë. /Telegrafi/