Kim Kardashian dhe Kanye West ishin parë duke ngrënë së bashku në një restorant të ushqimit të shpejtë përpara një udhëtimi në shtëpinë e modës Jean Paul Gaultier në Paris.
39-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse gjatë mbrëmjes romantike me burrin e saj Kanye West, 42 vjeç, shkruan The Sun.
Çifti i famshëm së fundmi u bënë të përfolur për shkak të një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale, e cila shfaq momentin kur Kanye injoron puthjen nga Kim gjatë një ndeshje të ‘NBA All-Star’ në Chicago të dielën.
lmao now why he ain’t kiss her back ? pic.twitter.com/oIVIXcMxvt
— trey 〽️ (@trey_forde) February 17, 2020
E për t’iu shmangur talljes së madhe që njerëzit bënë kundrejt tyre në rrjetet sociale, dyshja realizuan një video ku shiheshin duke u puthur gjithë afsh teksa zbrisnin me një ashensor së bashku.
Mirëpo edhe këtu Kanye bëri një gafë, i cili pas zbritjes la Kimin të ngarkuar t’i merrte të gjitha çantat e blerjes që dyshja kishin bërë së bashku në Paris.
Pushimi francez i çiftit vjen pak ditë pasi reperi e çoi gruan e tij në një vilë ekzotike në Meksikë për një befasi epike të Shën Valentinit.
Një burim i brendshëm u tha gazetave se dyshja pushuan në zonën e nxehtë të Meksikës, Cabo San Lucas. /Telegrafi/