Këngëtari i njohur, Sabiani u bë mbrëmë (e shtunë) pjesë e Big Brother VIP Albania.
Hyrja e tij ngjalli reagime të shumta për shkak të romancës që ka krijuar vajza e tij Keisi me banorin tjetër, Kristi Aliaj.
Qëndrimi i Sabianit në shtëpinë e famshme duket se do të jetë një pengesë për çifti pasi para hyrje këngëtari është shprehur kundër këtij raporti, madje ai ka mbajtur distancë me Kristi që në kontaktin e tyre të parë.
Por dyshja, Keisi dhe Kristi kanë gjetur mënyrën për t’i dhuruar puthje njëri-tjetrin, ndonëse kanë qëndruar të distancuar për shkak të Sabianit.
Në orët e vona të natës së kaluar, Kristi ka kërkuar që Keisi t’i dhuronte një puthje kur të tjerët ishin në gjumë.
Sabiani ndërkohë, rikujtojmë që ishte pjesë e BBVA edhe në edicioni e parë të tij vitin e kaluar.
Një situatë e tillë ku ai tani ndodhet brenda me vajzën e tij dhe Kristi po konsiderohet e sikletshme dhe mbetet të shihet se si do të vazhdoj raporti i tyre. /Telegrafi/