Në derbin e së shtunës të kampionatit turk, Fenerbahce u mposht në shtëpi nga Galatasaray me rezultat 3-1, dhe trajneri Jose Mourinho ishte shumë i zhgënjyer pas ndeshjes.
Gjegjësisht, gazetari turk Sercan Hamzaoglu pohon se Mourinho ia ka treguar gjithçka direkt ekipit të tij në dhomën e zhveshjes duke kërcënuar edhe me largim.
“Mourinho mblodhi të gjithë ekipin dhe u mbyll në dhomën e zhveshjes. Ai bërtiti para ekranit dhe u shpjegoi gabimet e tyre. Pastaj u tha atyre: “Kam ardhur këtu për të qenë kampion. Nëse shoh një lojë si kjo përsëri, unë do të largohet nga klubi”, ka thënë Hamzaoglu.
Kujtojmë se Mourinho mbërriti në Stamboll në fillim të sezonit, dhe ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026.
Sercan Hamzaoğlu: “Jose Mourinho tüm takımı toplayıp odaya kapandı. Dev ekranda bağırarak hataları anlattı. Ben buraya şampiyon olmaya geldim. Kimsenin gözünün yaşına bakmam. Bir daha böyle maç görürsem kadro dışı bırakırım.’ dedi. pic.twitter.com/iXd0R4iI3W
— Le Marca Sports (@lemarcasports) September 23, 2024
Meqë ra fjala, Fenerbahce pësoi humbjen e parë të sezonit ndaj Galatasarayt, ndërsa mysafirët ruajtën një paraqitje perfekte në ligë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.
Galatasaray aktualisht është i pari në tabelë me pesë pikë më shumë se Fenerbahce, e cila në fushë me shiritin e kapitenit udhëhiqet nga Edin Dzeko.
Fenerbahce ka qenë kampion kombëtar 19 herë në histori, por titullin e fundit e ka fituar dhjetë vjet më parë dhe tashmë është ‘mbushur kupa’. /Telegrafi/