Pasi u raportua se Eden Hazard do të humbasë me shumë mundësi El Clasicon shkaku i dëmtimit, tani doli se Marcelo është gjithashtu një dyshim serioz për përplasjen e 18 dhjetorit.
Mbrojtësi brazilian pësoi një dëmtim muskuor, i cili e lë atë me një garë kundër kohës për udhëtimin e Realit në Camp Nou.
Marcelo nuk është duke pasur fatin më të mirë me lëndimet këtë sezon, me katër pengesa deri më tani këtë sezon.
E para e tij ishte një dëmtim në qafë që e pa atë të humbiste katër ndeshje, kundër PSG, Osasuna, Sevilla dhe Atletico Madrid.
Kjo u pasua nga një dëmtim i muskujve në tetor i cili e ndaloi atë të luante kundër Granadas dhe më 7 nëntor, një lëndim tjetër që e përjashtoi atë nga takimi me Eibarin. /Telegrafi/