Telegrafi

Pas “Gunshots”, S4MM publikon këngën “The Best”

S4MM në klipin e ri (Foto: YouTube)

Reperi nga Tetova, S4MM, ka përgatitur shtatë këngë, të cilat tashmë i ka lansuar çdo ditë nga një, të shoqëruara me videoklip.

“Gunshots” në bashkëpunim me Ilmill është titulli i këngës së gjashtë nga albumi i ri i S4MM, në atë që e ka quajtur “Java e Legjendës”.

Kurse të fundit projekt që e publikoi sot është “The Best”, i cili po ashtu vjen i vizualizuar edhe me klip, që është realizim nga Niz x Don Gima dhe Nextlanebeats.

Për anën vizuale, ashtu si në të gjitha videoklipet, është kujdesur Grandmedia /AVFilms.

Veç projekteve, S4MM i ka kushtuar një kujdes të madh edhe klipeve, ku në secilën prej tyre vjen mjaft i veçantë.

Reperi shqiptar e mbylli me sukses albumin e tij, i cili duket se u mirëprit nga publiku dhe kjo tashmë vërehet edhe me klikimet e këngëve që kanë marrë në YouTube. /Telegrafi/