Site icon Telegrafi

Pas Gullit, edhe një legjendë e Holandës kritikon De Jongun

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong është kritikuar nga ish-yjet holandezë përpara nisjes së Euro 2024.

De Jong humbi javët e fundit të sezonit 2023/24 për shkak të lëndimit dhe ai përballet me një pritje me ankth për fillimin e Kampionatit Evropian në Gjermani.

Kampi holandez po punon jashtë orarit për ta bërë De Jong të aftë për turneun dhe mesfushori pranoi se ai është i gatshëm të rrezikojë aftësinë e tij për të luajtur në garën më të madhe evropiane të kombëtareve.

Vendosmëria e De Jong për të luajtur për vendin e tij është vlerësuar nga baza e tifozëve të ‘La Oranje’, por ka pasur edhe kritika për ish-lojtarin e Ajaxin.

Mungesa e kohës së tij në ndeshje në Barcelonë e ka prishur ritmin e tij në muajt e fundit dhe Wesley Sneijder i është bashkuar Ruud Gullitit për të vënë në pikëpyetje gatishmërinë e tij për Euro 2024.

“Frenkie  nuk ka qenë mjaft konsistent vitet e fundit. Ai pati një sezon fantastik te  Ajax, i cili i dha atij një transferim të mirë te Barcelona. Nëse shikoni sezonet e fundit, ai është lënduar shumë”, ka thënë Sneijder.

Holanda e nis Euro 2024 kundër Polonisë më 16 qershor pasi u shortua në Grupin C së bashku me Francën dhe Austrinë. /Telegrafi/

Exit mobile version