Site icon Telegrafi

Pas grabitjes në një market në Fushë Kosovë, arrestohet një grua

Foto: Ilustrim

Një grua 32 vjeçare është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) më 11.03.2025 kishte marrë një shumë të parave në një market në Fushë Kosovë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Lexo po ashtu Nën kërcënimin e thikës ia grabiti paratë një personi në një market në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës,  është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11.03.2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës. E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version