Jose Mourinho e ka ngacmuar Real Madridin, pasi Gareth Bale shënoi golin e fitores për Tottenham Hotspur në triumfin ndaj Brighton & Hove Albion (2-1).
Ky ishte goli i parë i uellsianit që nga rikthimi te Spursat që i ndihmoi skuadrës të ngjitej në pozitën e dytë në tabelën e Ligës Premier, me dy pikë prapa Liverpoolit.
Bale, i cili u largua nga Tottenhami para shtatë vitesh, fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas gjatë asaj periudhe. Mirëpo, në Spanjë është kritikuar vazhdimisht për mungesë përkushtimi dhe lëndime të shpeshta.
Në ndeshjen debutuese ndaj West Ham Unitedit në rikthimin e tij, 31-vjeçari kishte dëshpëruar, ndërsa skuadra e tij që ishte në epërsi prej 3-0, nga minuta e 82-të deri në fund të ndeshje si pranoi tre gola.
Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthenin talljet me Bale. Kjo ka bërë që Mourinho të gëzohet me golin e tij të parë dhe ta ngacmojë ish-klubin e tij.
“Qe një javë e më shumë, ai është përmirësuar. Këtë nuk e them vetëm duke e shikuar, por edhe të dhënat e konfirmojnë këtë. Ne e dinim këtë, Gareth e dinte. Ne i ndajmë idetë dhe mendimet”.
“Ai e meriton atë (gol). Kur të kem kohë pesë minuta, do të hyj në Safari të shoh faqet e Madridit se çfarë po thonë për të”.
“Mendoj se ai është përshtatja e përsosur. Është shumë i qetë, shumë inteligjent. Jam i gëzuar që ai e shënoi golin e fitores”, ka thënë Mourinho në konferencën për shtyp. /Telegrafi/
The goal you've waited seven years for…
😍 @GarethBale11 is back! 😍 #THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/x6Jr4bZb60
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 1, 2020