Site icon Telegrafi

Pas gjithë asaj që ndodhi në meçin mes McGregor dhe Khabib, Drake mbajti një koncert në Las Vegas

Drake (Photo by Jason Kempin/Getty Images for Adult Swim)

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov nuk kanë qenë të vetmit që e kanë argëtuar publikun e Las Vegasit këto ditë, por aty ka qenë edhe Drake, i cili është kujdesur për atmosferën në një klub në Caesars Palace.

31-vjeçari ka interpretuar disa prej hiteve të tij nga albumi i fundit, “Scorpion”, ndër to “Nice for What” e “In My Feelings”.

https://twitter.com/2Cool2Bloggg/status/1049184546145677313

Reperi është ndjekur nga DJ Zedd, i cili i ka lëshuar disa prej hiteve të veta, si “Stay,” “Happy Noë” e “The Middle”.

Drake ka qëndruar në Las Vegas për ta mbështetur McGregorin në meçin kundër Nurmagomedovit, të cilin e fitoi ky i fundit.

https://twitter.com/AGATOLANGPAR/status/1049189425962352642

Pas duelit pati incidente, me ç’rast në një moment Khabib u hodh nga ‘Tetëkëndëshi’ drejt stafit të irlandezit pranë të cilëve ndodhej edhe reperi kanadez.

Lexo po ashtu Lajmet për Drake

Reagimi i tij në atë moment është shndërruar në ‘meme’ dhe kanë shpërthyer talljet ndaj ti në internet.

Chris Pratt, Matt Damon, Megan Fox e Mel Gibson, ishin disa prej të famshmëve tjerë që e ndoqën nga afër meçin më të madh të histori të UFC-së. /Telegrafi/

Exit mobile version