Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të kampionatit botëror me Zvicrën.
Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese ka qenë një ndër lojtarët kryesor në barazimin 1-1 me Brazilin, duke asistuar në golin e zviceranëve te Zueber.
Kjo ka bërë që të shtohet interesimi i shumë skuadrave, sidomos të gjigantëve të shtetit turk.
Pas Galatasarayt, tani shërbimet e futbollistit të Stoke Cityt po i kërkon edhe ish-kampioni i Turqisë, Besiktas.
Sipas mediave turke, 26-vjeçari do ta zëvendësojë njërin prej lojtarëve të krahut, Ricardo Quaresmën që luan në të djathtë ose Ryan Babeli që paraqiten në të majtë.
Por, turqit janë të gatshëm ta paguajnë lojtarin vetëm gjashtë milionë euro në vit në formë huazimi duke i zvogëluar rrogën për dy sosh nga tetë që merr te klubi që vitin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Championship.
Theksojmë se futbollisti ishte transferuar para tre vjetëve për 17 milionë euro nga Interi , ku kalojë vetëm një sezon në Serie A. /Telegrafi/