Site icon Telegrafi

Pas ftesës së Hotit për takim, reagon LVV-ja: Kjo qeveri është e paligjshme, nuk ka kredibilitet e as legjitimitet

Kryeministri Avdullah Hoti, para takimit në Uashington ka ftuar për nesër në një takim të përbashkët të gjithë liderët politik.

Lidhur me këtë ftesë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i saj, Arlind Manxhuka ka thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe nuk ka kredibilitet.

Lexo po ashtu Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Hoti i fton nesër në takim të gjithë liderët politik

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar Manxhuka.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell njoftoi se pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 27 qershor 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version