Telegrafi

Pas francezëve edhe gjigantët italianë e duan Januzajn

Gjigantët evropian janë vënë pas mesfushorit të Manchester United që është në huazim te Sunderland, Adnan Januzaj.

Sipas asaj që shkruan The Telegraph shumë skuadra kanë pyetur te United për lojtarin.

Fillimisht u flit se klubet e mëdha franceze si Lyon, Marseille, Monaco dhe Paris St-Germain e duan lojtarin.

Por ajo që bën më shumë bujë është interesimi i klubeve nga Serie A.

Roma, Napoli, Juventus, Milan dhe Interi, po ashtu kanë pyetur për lojtarin.

United pret oferta deri në 35 milionë euro, por mund të dorëzohet edhe për ndonjë ofertë më të ulët siç bëri me Memphis Depayn./Telegrafi/