Anthony Joshua është rikthyer fuqishëm në ring pasi ka marrë një fitore spektakolare ndaj Francis Ngannou.
Boksieri britanik ishte i pamëshirshëm për kamerunasin duke e rrëzuar tre herë dhe duke e fituar këtë duel qysh në raundin e dytë.
Ishte një fitore spektakolare nga Joshua i cili tani ka për qëllim të përballet me kundërshtarët si Tyson Fury ose Oleksandër Usyk.
Në fakt menjëherë pas triumfit ndaj Ngannou, britaniku nga ringu i ka dërguar një porosi dy boksierëve të peshave të rënda.
“Unë e kam thënë se cila do të jetë sfida ime e radhës. Dua fituesin e duelit që do të dalë nga përballja mes Furyt dhe Usyk, po këtë vit. Unë dua të boksoj këtë vit”, tha Joshua.
Në fakt i pranishëm në sallë ishte edhe Tyson Fury i cili u ngrit në këmbë për ta duartrokitur fitoren e bashkëkombësit të tij. /Telegrafi/
Jose Mourinho had one of the best seats in the house to see Anthony Joshua’s knockout of Francis Ngannou 🥊💥 pic.twitter.com/kL0J4I32OX
— SPORTbible (@sportbible) March 9, 2024