Shumëkush kishte menduar se Barcelona është eliminuar prej garave të Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo pas humbjes në takimin e parë me rezultat 4-0 kundër PSG-së, por katalonasit kanë bërë një rikthim duke triumfuar në takimin e dytë me rezultat 6-1.
Menjëherë pas kualifikimit për në çerekfinale, kompanitë e basteve e kanë favorizuar Barcën si skuadrën favorite për të fituar trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Telegrafi.
Pas humbjes në ndeshjen e parë kundër PSG-së, Barcelona kishte koeficientin 29, ndërsa tashmë pas kualifikimit për në çerekfinale koeficienti ka shkuar 3.75.
Pas tyre janë Bayern Munichu dhe Real Madridi, të cilët eliminuan Arsenalin dhe Napolin. /Telegrafi/
Barcelona 3.75