Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shumë mësues, arsimtarë e profesorë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, shkruan BBC.
Megjithatë, ata po gjejnë mënyra që të vazhdojnë të edukojnë brezat e ardhshëm, pavarësisht se shumicën e kohës e kalojnë në vijën e frontit, transmeton Telegrafi.
Një prej tyre është Fedir Shandor, 47-vjeç, profesor i sociologjisë dhe turizmit, që po u mban ligjërata studentëve nga bazat ushtarake.
BBC ka folur edhe me Irynan, një prej studentëve të tij, që tha se përkushtimi i Shandorit për punën e tij, ka bërë që numri i studentëve të rritet, dhe interesimi për lëndën e tij është në rritje e sipër në këtë vend.
“Edhe ata studentë që iknin nga mësimi, tani po i ndjekin ligjëratat. Ai gjithmonë na thotë se duhet të jemi të mençur – dhe se duhet të luftojmë si një komb i mençur”, shtoi Iryna.
Sipas ministrit të Arsimit në Ukrainë, Serhiy Shkarlet, afro 900 mësimdhënës i janë bashkuar forcave ukrainasve që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend. /Telegrafi/