Kush do ta fitoj Topin e Artë për vitin 2024? Është një nga pyetjet më të shpeshta nga tifozët e futbollit.
Një gjë është e sigurt, çmimi më i vlefshëm individual për futbollistë do të shkoj te skuadra e Real Madridit.
Vinicius Junior ka qenë favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, por Brazili i tij u eliminua nga Copa America në çerekfinale dhe ai tanimë bije nga podiumi i favoritit.
Një tjetër futbollist i Realit është favorit dhe ai është Jude Bellingham. Mesfushori anglez me Kombëtaren e tij janë në gjysmëfinale të Euro 2024 dhe kjo e bënë atë favorit për ta fituar çmimin e vlefshëm.
Në rast se Anglia triumfon në Euro 2024, atëherë nuk do të ketë më dyshime se Bellingham do ta fitoj këtë çmim.
Gjithsesi do të varet edhe pjesa tjetër e vitit ku varet se çfarë forme do të shfaqin Bellingham e Vini Jr.
Por për momentin mesfushori anglez ka kaluar në cilësinë e futbollistit favorit për ta fituar Topin e Artë. /Telegrafi/