Hip hop ylli, Noizy, të shtunën bën një rikthim të madh në një prej skenave më të mëdha në trojet shqiptare.
Reperi do të zbarkojë në Gjakovë të shtunën për të performuar në Hangover.
Kjo performancë e cilësuar nga vet klubi si një “rikthim i pabesueshëm” është vërtet i tillë – pasi reperi nga Shqipëria performon për herë të parë pas dy vitesh.
Pikërisht hera e fundit që ai performoi ishte në edicionin dimëror të vitit 2016. Në verën e po këtij viti Noizy theu një prej rekordeve për të cilin u përfol në media.
Reperi pas një kohe të gjatë kështu rikthehet në një prej skenave të mëdha, pasi këtë verë më shumë është fokusuar në aktivitete tjera dhe më rallë në koncerte.
Noizy së fundmi lansoi projekte të reja si “A don Love?” dhe “Boss Man” e “Po Thu”.
/Telegrafi/