Site icon Telegrafi

Pas dorëheqjes së kryetarit të Qendrës së LVV në Podujevë, Bulliqi: Me Bajram Ajetin kemi korrur suksese të jashtëzakonshme

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës të LVV-së në këtë komunë.

Bulliqi ka pohuar që së bashku me Ajetin kanë korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor, transmeton Telegrafi.

“Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës. Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor. Unë sot shpreh falënderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, thotë ai.

Lexo po ashtu Dorëhiqet kryetari i LVV-së në Podujevë, Bajram Ajeti

Bulliqi ka shtuar tutje se “sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara”. /Telegrafi/

Exit mobile version