Një person ka raportuar se një kamion, pronë e një personi tjetër është përfshirë në zjarr dhe nga kamioni zjarri ka kaluar edhe tek vetura e ankuesit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 00:50, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një kamion pronë e një mashkulli kosovar është përfshirë në zjarr dhe nga kamioni zjarri ka kaluar edhe tek vetura e ankuesit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar. /Telegrafi/