Telegrafi

Pas divorcit nga Wanda Nara, Mauro Icardi përflitet për një lidhje me aktoren turke Devrim Ozkan

Aventura e Mauro Icardit në Galatasaray është formuar nga ndarja e tij me Wanda Naran.

Historia e stuhishme e dashurisë mes lojtarit argjentinas dhe modeles vazhdon të bëhet kryefjalë edhe pasi ka përfunduar.

Ndërsa ish-i i Maxi Lopez është lidhur me këngëtarin L-Gante, futbollisti tashmë po flitet për një lidhje dashurie me aktoren turke, Devrim Ozkan, e cila thuhet se ka ndjekur disa ndeshje të Galatasarayt.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjithçka u ngrit pas një fotografie në të cilën Icardi dhe Lucas Torreira, bashkë lojtarë te Galatasaray, shihen me një grup njerëzish. Një prej tyre është edhe Devrim Ozkan, e cila është vetëm 24 vjeçe dhe lidhja e së cilës me sulmuesin argjentinas është në pikëpyetje pas një detaji në imazh.

Disa persona kanë vënë re duart e Icardit dhe Ozkanit, të cilët shihen duke mbajtur gishtat të bashkuar. Mesa duket, aktorja ka qenë në disa ndeshje të Galatasarayt dhe ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit Nef në Stamboll në fitoren e skuadrës së tij ndaj Besiktas.

Lexo po ashtu Wanda Nara thotë edhe një herë se është ndarë nga Mauro Icardi

Ajo është pjesëmarrëse në dy telenovelat e njohura: ‘Vuslat’ dhe ‘Gelsin Hayat Bildigi Gibi’, kjo e fundit sapo u shfaq në vitin 2022.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja është një nga aktoret më premtuese në Turqi, ku edhe gëzon famë të madhe.

Lajmi vjen në të njëjtën kohë që Wanda ka udhëtuar me pesë fëmijët e saj drejt Londrës, siç ka postuar në rrjetet e saj sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se modelja dhe menaxheri i Icardit janë takuar me Maxi Lopez, babanë e tre fëmijëve. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram