Telegrafi

Pas dhjetë viteve, Barcelona pa Messin në takimin e parë të La Ligës

Barcelona dhe Ahtletic Bilbao do ta hapin edicionin e ri të La Ligas në ndeshjen që do të zhvillohet sonte në ora 21:00. Për titullin e tretë radhazi, kampionët e Spanjës udhëtojnë drejt Bilbaos më të dobësuar.

Katalunasit do të luajnë pa Lionel Messi. Kapiteni, lojtari më i mirë dhe golashënuesi i Barcelonës, dhjetë ditë më parë dëmtoi krahun dhe trajneri, Ernesto Valverde nuk dëshiron të rrezikoj me yllin argjentinas derisa sa të rikuperohet plotësisht.

Mungesa e Messit në raundin e parë do të jetë një disavantazh i madh për blaugranat, por edhe një situatë për të cilën nuk është mësuar. Ai humbi fillimin e La Ligas në vitin 2009.

Argjentinasi sapo ishte shëruar nga një dëmtim i gjurit dhe i kërkoi trajnerit, Pep Guardiola të mos luante në mënyrë që të ishte i gatshëm për ndeshjen kryesore të kualifikimeve të Argjentinës në Kupën e Botës.

Por në nëntë ndeshjet tjera hapëse të sezonit në La Liga pas kësaj, Messi shënoi 14 gola.

Ndryshe, La Liga starton sezonin e ri me këtë ballafaqim gjersa Real Madridi do të jetë mysafirë i Celta Vigos. /Telegrafi/