Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që as sot të kalojë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë.
Pas këtij dështimi ka reaguar Organizata e Vetaranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Pejë.
Në reagimin i cili mban nënshkrimin e kryetarit Gazmend Syla thuhet se edhe më herët është paralajmëruar se kjo legjislaturë nuk dëshiron të kalojë këtë ligj.
OVL UÇK në Pejë thotë se ata që nuk e votuan këtë ligj “vuajnë nga inferioriteti në dhe vazhdojnë të jetojnë me turpin e tyre”.
Kujtojmë, Gazmend Syla është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Njoftimi i plotë
Siç dhe kam paralajmëruar, kjo legjislaturë nuk do e votojë ligjin për mbrojtjen e Vlerave të Luftës.
Historia do njeh dy lloje njerëzish. Ata që qëndruan ballëhapur dhe nuk u larguan nga orientimi për Atdheun dhe mirëqenien e tij dhe ata që u turpëruan në kohët e vështira, vuajnë nga inferioriteti në kohën e tashme dhe vazhdojnë të jetojnë me turpin e tyre.
Me respekt, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë Gazmend Syla