Real Madrid janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për Eden Hazardin.
Los Blancos kanë pësuar humbje në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit me rezultat 4-2.
Kjo ka bërë që të presidenti i klubit, Florentino Perez të jetë nën presion për të bërë transferime të reja pasi që disa prej lojtarëve të rinj nuk kanë bindur me lojën e tyre.
Sipas mediave spanjolle, në listën e të parit të kampionëve evropian është mesfushori Eden Hazard, i cili disa herë kishte shprehur dëshirën se një ditë do të dëshironte të luante në Santiago Bernabeu.
Madrilenët thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 200 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili së fundi zuri vendin e tretë në Kupën e Botës me Belgjikën.
Theksojmë se golat për Realin i shënuan Sergio Ramos dhe Karim Benzema, gjersa te Atletico realizues i dyfishtë ishte Diego Costa si dhe nga një sosh e shënuan Saul dhe Koke.
Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 209 paraqitje për The Blues duke shënuar 69 gola. /Telegrafi/