Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar sot se gjykimi i padrejtë i Ivan Todosijeviqit do të mbahet në mend si “shkronjë e zezë” e drejtësisë në Kosovë, duke porositur se nëse gjykata e Apelit konfirmon gjykimin do t’i bëjë thirrjeve të gjithë përfaqësuesve të popullit serbë, të braktisin institucionet e Kosovës nëpër të cilat punojnë, raporton Kosovo online.
Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, IvanTodosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim për shkak se kishte deklaruar se masakra në Reçak ishte trilluar.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Rakiq tha se me këtë gjykim i është marrë e drejta serbëve mohua e drejta për të folur, liria e të shprehurit dhe të flasin të vërtetën, transmeton Telegrafi.
Ai është zotuar se nëse një vendim i tillë i gjykatës mbetet në fuqi dhe konfirmohet në instancat më të larta, do t’i bëjë thirrje të gjithë përfaqësuesve të serbëve në Kosovë të braktisin vendet e tyre të punës siç janë ata në polici, gjykata dhe institucionet tjera.
“Nuk do të lejojmë që gjëra të tilla të ndodhin sepse të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviq, kurse ai nuk ka folur asgjë tjetër përveç të vërtetës”, ka shtuar Rakiq. /Telegrafi/